Lajme nga Bota

Ministri francez nën hetim, akuzat lidhen me pandeminë, policia i shkon në shtëpi

Ministri francez nën hetim, akuzat lidhen me pandeminë, policia i

Shtëpitë dhe zyrat e ministrit të Shëndetësisë në Francë Olivier Veran, u kontrolluan sot në mëngjes nga policia, për shkak të një hetimi gjyqësor që ka nisur lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Gjyqi nisi që në muajin qershor për shkak të ankesave nga disa grupe dhe qytetarë, ku Gjykata vendosi që të nisin zyrtarisht hetimet. Në hetim po shihen aspekte specifike, pasi ministri akuzohet për dështim në vendosjen e masave mbrotjëse anti-virus në vendet e punës, duke mos siguruar maska të mjaftueshme që do të ulnin infeksionin si dhe me identifikimin e bartësëve të virusit në kohë të shpejtë.

Ministri i Shëndetësisë akuzohet nga grupet civile për vrasje të pavullnetshme, lëndim të pavullnetshëm, rrezikim të jetës së qytetarëve, mos marrjen e masave ndaj kërcënimit dhe mos ndihmës ndaj personave me rrezik nga virusi.

Hetimi i aprovuar në Gjykatës së Drejtësisë lidhet më së shumti me mënyrën se si u morën vendimet politike. Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë do ndodhë me këto akuza, ndërkohë që shtëpia iu kontrollua edhe drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Hetimi përfshin gjithashtu, tre persona të tjerë që nuk kanë më postë zyrtare si ish-Kryeministri Edouard Philippe, ish-Ministrja e Shëndetësisë Agnes Buzyn dhe ish-zëdhënësja e  qeverisë Sibeth Ndiaye.