Lajme nga Bota

Ministri gjerman i Shëndetësisë rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri gjerman i Shëndetësisë rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas lajmit ministria sqaroi se Spahn ishte vetëizoluar dhe se deri më tani ka vetëm simptoma të ngjashme me gripin.

Ministria gjithashtu bën me dije se të gjithë ata që ishin në kontakt me Spahn ishin informuar.

Ndërkaq, shifra të larta të rasteve ditore me Covid janë shënuar në Gjermani gjatë ditëve të fundit.