Lajme nga Bota

Ministri gjerman: Në fund të dimrit, të gjithë qytetarët do të jenë vaksinuar, shëruar ose do të kenë vdekur

Ministri gjerman: Në fund të dimrit, të gjithë

“Pothuajse të gjithë gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose do të vdesin deri në fund të dimrit”. Kështu është shprehur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për shtyp, duke iu drejtuar thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar.

Spahn tha se kishte persona që e kishin përshkruar këtë pikëpamje si cinike, por ai shtoi se me variantin delta që është shumë ngjitës kjo është arsyeja pse vaksinimi po rekomandohet urgjentisht.

“Por është e vërtetë. Me variantin delta shumë ngjitës, kjo është shumë e mundshme dhe kjo është arsyeja pse ne po rekomandojmë vaksinimin kaq urgjent”, shpjegoi Spahn.

Më shumë se 99,000 njerëz kanë vdekur nga Covid në Gjermani. Vetëm 67.5 për qind e gjermanëve janë plotësisht të vaksinuar, një nivel që e ka lënë të hapur pjesën tjetër të popullsisë ndaj infeksionit nga varianti jashtëzakonisht ngjitës Delta i koronavirusit.

Tiranapost.al