Lajme nga Bota

Ministri i Jashtëm austriak infektohet me Covid-19, test për të gjithë anëtarët e qeverisë

Ministri i Jashtëm austriak infektohet me Covid-19, test për të

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“Si masë paraprake të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen.  Dyshohet se ministri i jashtëm mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, gjatë një takimin me Homologët e tij të Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësja e Ministrisë.

Po ashtu bëhet me dije se Schallenberg nuk kishte simptoma të koronavorusit.

Ditët e fundit në të gjithë botën Covid-19 ka kapur shifra rekord infektimesh, ndërkohë që dy kontinentet më të prekura janë Amerika dhe Europa.