Lajme nga Bota

Ministri i jashtëm gjerman mesazh për të vaksinuarit e parë: Mund të shkoni në kinema e teatër

Ministri i jashtëm gjerman mesazh për të vaksinuarit e parë:

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas sugjeron që të lehtësohen masat e kufizimit për të gjithë personat që e kanë bërë vaksinën e koronavirusit. Në një intervistë për Bild ai thotë:

'Personat e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë sërish të drejtat e tyre. Ata mund të shkojnë në kinema ose teatër. Edhe nëse ata shkojnë në kinema apo qoftë në restorante,  ku ka vetëm persona të vaksinuar, nuk do të rrezikojnë njëri tjetrin'.

Ministri i jashtëm gjerman mesazh për të vaksinuarit e parë:

Megjithatë, kërkesat e ministrit të Jashtëm gjerman bien në kontrast me masat e miratuara nga partia e kancelares Angela Merkel dhe partnerët e koalicionit. Kabineti federal është kundër lehtësimit të kufizimeve për ata që kanë bërë vaksinën gjermano-amerikane nga Pfizer- BioNTech.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka paralajmëruar më parë se heqja e kufizimeve për njerëzit e vaksinuar mund të shkaktojnë një ndarje në shoqëri:

"Po, kjo do të çojë në pabarazi në një periudhë tranzitore, por për sa kohë që ekziston një arsye objektive, është e justifikueshme nga kushtetuta".

Por ministri i Jashtëm Maas thotë se sugjerimi i tij nuk ka të bëjë me privilegjet.

"Një person i vaksinuar nuk i merr ventilatorin e oksigjenit askujt. Kjo do të thotë që të paktën një nga arsyet kryesore për kufizimin e të drejtave themelore nuk mund të jetë më e zbatueshme."

Gjermania ka zgjatur masat e bllokimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të paktën deri në fund të janarit.

Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e shtetit do të diskutojnë të martën kufizimet e mëtejshme për të përmbajtur pandeminë. Ndër të tjera, do të diskutohet një shtetrrethim tjetër dhe për të punuar nga shtëpia me detyrim.

Deri më më tani Gjermani ka regjistruar 2,019,636 raste dhe 45,974 vdekje për shkak të Covid. Pavarësisht masave të rrepta të bllokimit, numri i rasteve të koronavirusit mbetet i lartë në vend. Procesi i vaksinimit nisi në fillim të këtij muaji.

*Tiranapost.al.