Lajme nga Bota

Ministri i Shëndetësisë thirrje atyre që jetojnë në Gjermani dhe duan të udhëtojnë

Ministri i Shëndetësisë thirrje atyre që jetojnë

Pushimet e vjeshtës dhe dimrit po afrohen dhe ndërsa qeveria gjermane ka shpallur një në dy vende pjesë të ‘listës së kuqe’, ministri i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të evitohen udhëtimet.

"E di që është shumë e vështirë për operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit dhe natyrisht për qytetarët që kanë pritur me padurim pushimet e tyre. Por tashmë është provuar dy herë, kur së fundmi pas pushimeve të verës, se shumë infeksione të reja janë sjellë në Gjermani kur njerëzit janë kthyer në udhëtimet", tha ministri Jens Spahn për ZDF.

Ministri i Shëndetësisë thirrje atyre që jetojnë

Ai këshilloi që për pushimet e vjeshtës, dimrit dhe Krishtlindjeve, qytetarët që jetojnë në Gjermani të mos largohen nga vendi, por të zgjedhin të punojnë brenda tij.

Politikani i CDU u shpreh se një udhëtim për pushime jashtë vendit nuk është i nevojshëm. “Qeveria nuk rekomandon udhëtime të panevojshme në zonat me rreziqe të mëdha”, shtoi ai.