Lajme nga Bota

Ministri sllovak i bën thirrje shteteve të BE për të dërguar vaksina: Situata është tragjike

Ministri sllovak i bën thirrje shteteve të BE për të

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë i ka bërë thirrje liderëve të tjerë të BE për të dërguar vaksina në shtetin e tij për ta ndihmuar në përballimin e situatës që e ka cilësuar “tragjike” në shtetin e Europës Qendrore.

Shteti i cili ka 5,5 milion banorë ka pasur më shumë se 100 vdekje në ditë përgjatë javëve të fundit, numri më i lartë ky në botë në raport me popullsinë. Aktualisht më shumë se 3000 sllovakë ndodhen nën trajtim intensiv.

Kam informuar kolegët e mi në Ministritë e Jashtme për situatën tragjike në të cilin ndodhet vendi ynë.”- ka thënë Ivan Korcok në një konferencë për shtyp përgjatë takimit të kryediplomatëve europianë në Bruksel. “Në rast se keni rezerva vaksinash që nuk do i përdorni ju bëj thirrje të na i dërgoni ne. Një ndihmë e tillë do të ishte shenja më e mirë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në Europë. Jam i ndërgjegjshëm që shumë shtete të tjera nuk kanë doza, por Sllovakia është shteti më në nevojë aktualisht”. – ka shtuar ai.

Tiranapost.al