Lajme nga Bota

Ministrja 45 vjeçe në Belgjikë në trajtim intensiv nga Covid-19

Ministrja 45 vjeçe në Belgjikë në trajtim intensiv nga

Ministrja e Jashtme e Belgjikës dhe ish kryeministrja Sophie Wilmes është futur në trajtim intensiv për shkak të koronavirusit. 45 vjeçarja e cila mbajti postin e kryeministres tre javë më parë, është në gjendje të qëndrushme.

Në një deklaratë të shtunën, para se të shtrohej në spital ajo tha se kishte dalë pozitive në testin e Covid dhe se me shumë gjasë e kishte infektuar një i afërm.

Ajo udhëhoqi vendin gjatë 6 muajve të parë të pandemisë por më pas administrata e saj e pakicës u zëvendësua nga koalicioni i shumicës.

Alexander De Croo, i cili mori detyrën e kryeministrit në fillim të tetorit, uroi shërimin e paraardhëses në Twitter:

'Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Të gjithë së bashku, ne do ta mposhtim COVID-19, 'shkroi ai.

Belgjika është ndër vendet më të goditura aktualisht nga vala e dytë e pandemisë.