Ministrja franceze lahet në Senë për të vërtetuar se uji është i pastër
E Shtunë 13 Korrik 2024, 16:53
TiranaPost
Ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, u zhyt në Senë të shtunën, për të vërtetuar se ujërat e lumit që përshkon kryeqytetin francez janë të pastra. Kjo vjen pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, që këtë vit zhvillohen pikërisht në Paris.
Lojërat olimpike nisin më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht. Në Senë do të zhvillohen gara e triatlonit dhe maratona e notit.
Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila nisi fushatën për pastrimin e lumit, tha se do të notojë në lumë për të provuar se është i pastër.