Lajme nga Bota

Miqësia mes të mbijetuarit të Holokaustit dhe djalit të nazistit kthehet në simbol pajtimi në Belgjikë

Miqësia mes të mbijetuarit të Holokaustit dhe djalit të

Më shumë se shtatë dekada më parë, familjet e tyre u ndanë nga lufta dhe urrejtja.

Koenraad Tinel, djali i një simpatizanti nazist dhe Simon Gronowski, një i mbijetuar i Holokaustit që humbi nënën dhe motrën e tij në Auschwitz kanë krijuar një miqësi të ngushtë që është kthyer në simbol pajtimi në Belgjikë.

"Koen dhe unë ishim dy fëmijë të shkatërruar nga një luftë që nuk e kuptuam," i tha Gronowski, një avokat dhe pianist i xhazit.

"Secili prej nesh ishte në anën e tij të gardhit, unë në anën e viktimave dhe ai në anën e xhelatëve" tregon më tej ai.

Gronowski 89 vjeç, dhe Tinel 86 vjeç, u takuan pasi të dy botuan kujtime të përvojave të tyre të luftës. Ata u prezantuan me njëri-tjetrin nga Union des Progressistes Juifs de Belgique në 2012.

"Ata më pyesin: 'A do të pranonit të takonit djalin e një nazisti? E çuditshme, por jam dakord, ”tha Gronowski i cili shton se: "Pak nga pak, u takuam dhe u njohëm më mirë."

Muajin e kaluar, Universitetet e Brukselit u dhanë të dy burrave doktoratura nderi për të njohur rëndësinë e lidhjes së tyre.

"Miqësia e tyre unike është një simbol i fuqisë së shpresës, lumturisë dhe paqes", thanë universitetet në një deklaratë.

Gronoëski ishte 11 vjeç kur nazistët e rrethuan me nënën e tij dhe hebrenjtë e tjerë belg në një kamion treni. "Për mrekulli, unë kërceva nga treni dhe shpëtova," tregon ai.

Afërsisht në të njëjtën kohë, Tinel jetonte në Ghent. Vëllezërit e tij ishin ushtarë nazistë dhe babai i tij artist ishte duke skulpturuar buste të Adolf Hitlerit dhe oficerëve të SS.

"Unë nuk mund të jem racist. Unë jam një njeri i botës ”, tha ai.

“Ne nuk ju sjellim një mesazh pikëllimi, por një mesazh shprese dhe lumturie. Unë u them të gjithëve: jeta është e bukur, por është një luftë e përditshme”, përfundon ai.

*Reuters