Mediat e huaja shkruajnë se Mira Murati ka nisur të bëjë punësimet e para për startup-in e saj të fshehtë të AI.
Thuhet se mes emrave është Jonathan Lachman.
Mira Murati u largua nga OpenAI në shtator të 2024-ës. Në fjalimin e largimit ajo tha se donte kohë për të bërë eksplorimin e saj.
Në tetor kërkoi 100 milionë dollarë fonde për kompaninë e saj të AI. Që atëherë, pak informacione ka pasur.