Lajme nga Bota

Misteri në Korenë e Veriut: Pati virus apo jo? Çfarë paralajmëroi vetë Kim Jong-un

Misteri në Korenë e Veriut: Pati virus apo jo? Çfarë

Udhëheqesi i Koresë së Veriut Kim Jong-un e ka përshkruan përgjigjen e vendit të tij ndaj virusit si një sukses të shkëlqyer. Teksa fliste gjatë një takimi ai tha se virusi malinj është parandaluar në vendin e tij dhe se situata aktualisht është e qëndrueshme.

Koreja e Veriut mbylli kufijte dhe futi mijëra njerëz në izolim të detyruar, sipas mediave gjashtë muaj më parë kohë kur shpërtheu dhe virusi për herë të parë në Ëuhan të Kinës duke prekur më pas gjithë botën.

Vetë Kim Jong Un thotë se në vendin e tij nuk ka raste me të infektuar, por analistët dhe kritikët thonë se nuk ka gjasa të jetë e vërtetë.

Kim ka analizuar me detaje punën gjashtë mujore të urgjencës kombëtare kundër epidemisë dhe sipas tij suksesi në trajtimin e virusit "u arrit nga udhëheqja largpamëse e Komitetit Qendror të Partisë".

Ai shtoi se duhet mbajtur në fuqi alarmi maksimal në frontin anti-epidemik, duke shtuar se virusi është ende i pranishëm në vendet fqinje.

Mediat e Koresë shkruajnë gjithashtu se ai ka paralajmëruar vazhdimisht që lehtësimi i nxituar i masave do të rezultonte në një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme për vendet.

Në të vërtetë, a është përhapur virusi në Korenë e Veriut?

Përgjigjja është: Askush nuk e di.

Koreja e Veriut u izolua totalisht që nga 30 janari. Shumë pak njerëz mundën të udhëtonin. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq përmes vullnetarëve në zonat kufitare ka thënë se ka pasur një sërë raportesh të pakonfirmuar për raste me të infektuar brenda vendit.

Kritikët thonë se Pyongyang dëshiron që të duket i sigurt se e ka fituar qysh në fillim betejën me Covid-19.

Populli i Koresë së Veriut mund të mos vuajë nga koronavirusi, por tani ata mund të quhen më të izoluarit nga bota.