Lajme nga Bota

Mitsotakis pas sulmit në Stamboll: Greqia dënon çdo formë terrorizmi

Mitsotakis pas sulmit në Stamboll: Greqia dënon çdo formë

Kryeministri i Greqisë Mitsotakis ka reaguar pas sulmit me bombë të ndodhur ditën e sotme në Stamboll që la 6 të vdekur dhe shumë të plagosur.

Nëpërmjet një postimit në Twitter, Mitsotakis shprehu keqardhjen e tij dhe të Greqisë.

Mitsotakis pas sulmit në Stamboll: Greqia dënon çdo formë

“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Turqi. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin Erdogan dhe popullin turk. Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë terrorizmi”, shkruan Mitsotakis.

Reagimi i Mitsotakis vjen në një moment që Greqia dhe Turqia kanë qenë në marrëdhënie të tensionuara.