Lajme nga Bota

Mjafton një grup i vogël njerëzish pa maska dhe vendi rrezikon mbylljen!

Mjafton një grup i vogël njerëzish pa maska dhe vendi rrezikon

Britania është vënë në alarm për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe rrezikut të një izolimi të dytë kombëtar. Doktor Hilary është ndalur tek masat dhe u kërkon njerëzve të respektojnë njëri tjetrin duke ndjekur udhëzimet kundër koronavirusit, që të shmangin edhe një izolim tjetër kombëtar.

I ftuar në emision ai tha se shumë institucione dhe biznese kanë respektuar masat, por gishtin e vë tek një pakicë njerëzish që nuk mbajnë maska duke pretenduar se asgjë nuk po ndodh në formë rebelimi apo për shkak të teorive konspirative:

'Dhe ky eshte problemi. Mjaftojnë vetëm disa njerëz që të mos e kuptojnë dhe të shkelin rregullat duke shkaktuar rritje eksponenciale të rasteve. Nuk dua të përmend shumë të rinjtë, por thjesht ju them se nëse shohim më shumë shtrime në spital dhe në terapi intensive, si në Spanjë apo në Francë tani, do të na duhet të mbyllemi edhe njëherë. Dhe kjo mbyllje do ketë efekt shkatërrues si për ekonominë, po aq për NHS-në’.