Lajme nga Bota

Mjekët amerikanë tregojnë rastin unik në botë të një ish pacienti me Covid

Mjekët amerikanë tregojnë rastin unik në botë të

Ed Bettinelli është bateristi 63 vjeçar për të cilin po flasin mediat në botë. Kjo pasi ai mund të jetë pacienti i parë në botë me koronavirus e ndërkohë që bëri një operacion ne zemër, duke shpëtuar.

"Unë gjithmonë them se nëse llogaria ime bankare do të ishte aq e pasur sa shpirti im, unë do të isha shumë i pasur", thotë ai me humor në një intervistë për CNN.

Ai është djali i aktores amerikane Holly Marie Combs. Ai është ende i befasuar nga  itorja e betejës për jetën. Luftoi një atak kardiak të mundshëm, u operua ndërkohë nuk dihej si do reagonte për shkak të koronavirusit. 

Doktor John Puskas, i specializuar në Kirurgji kardivaskulare thotë se ai është rast unik në botë:

‘Pas Covid-19 ai bëri një operacion, minimalisht invaziv, i cili përfshin më pak se 1% të të gjithë operacionit kardiak. Kështu që unë jam i gatshëm të vë bast se ai është personi i parë në planet që është rikuperuar nga Covid-19 dhe më pas ka bërë një operacion bypass robotik’.

Mjekët amerikanë tregojnë rastin unik në botë të
Ed me babain e tij, Ramon.

Në fillim të muajit shkurt, ai mësoi se ishte në rrezik serioz për jetën dhe se mund të pësonte një sulm në zemër nga momenti në moment. Mjekët tregojnë se ai kishte një bllokim 100% në një arterie kritike në të majtë të zemrës, shumica nuk mbijetojnë nga kjo sëmundje. Por Bettinelli ishte me fat.

Në kohën kur duhej të kryente opracionin, salla u mbyll për shkak të pandemisë.  Në atë kohë virusi po shkatërronte New York- un  me qindra raste dhe dhjetëra vdekje çdo ditë.

Por avantazhi i Bettinellit ishte i pazakontë: Zemra e tij kishte një artiere të re për të kompensuar rrjedhën e reduktuar të gjakut nga arteria kryesore. Bettinelli pas dy javësh nga kontrollet, filoi të shfaqë ethe, temperaturë dhe shenja të tjera të Covid. Rasti i tij ishte me shumë rrezik pasi problemet në zemër nuk jepnin shanse për shpëtim. Ai qëndroi disa ditë në izolim dhe mjekëve iu dësh të kryenin ndërhyrjen.

Ai u bë pacienti i parë me Covid që u operua, në kohë pandemie dhe i pari që shpëtoi: Ndërkohë që New Yorku regjistronte bilancin e rëndë të viktimave.

Fatkeqësisht babai i tij, Ramon Bettinelli ndërroi jetë nga koronavirusi në prill.