Lajme nga Bota

‘Mjekët që realizojnë abortet janë vrasës’. Një doktoreshë i përgjigjet deklaratës së Papës

‘Mjekët që realizojnë abortet janë vrasës’.

“Aborti është vrasje. Shkenca thotë se që në muajin e ngjizjes të gjitha organet janë aty. Vritet një qenie njerëzore. Dhe mjekët që e bëjnë këtë janë vrasës. Ata janë vrasës. Dhe nuk ka vend për asnjë debat mbi këtë çështje. Merret një jetë njerëzore. Dhe gratë kanë të drejtën ta mbrojnë jetën”, tha Papa.

Silvana Agatone, gjinekologe dhe presidente e Laiga, Shoqata e Lirë Italiane e Gjinekologëve për Zbatimin e Ligjit 194, i përgjigjet fjalëve të shqiptuara nga Papa Françesku.

Këto fjalë Papa Françesku i tha jo shumë kohë pas Ditës Ndërkombëtare për Abortin e Sigurt, e cila shënohet më 28 shtator dhe gjatë së cilës raporte të ndryshme treguan se sa e ndërlikuar është në Itali që një grua të bëjë ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, pavarësisht se kjo është një e drejtë e përcaktuar me ligjin 194 të vitit 1978. Të njëjtat të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë fotografojnë një panoramë të kujdesit shëndetësor në të cilën të paktën 7 nga 10 gjinekologë janë kundër abortit. Në një kontekst tashmë kaq kompleks, ku vetë politika nuk e lehtëson rrugën e grave drejt abortit me pasoja edhe në shëndetin mendor, siç e ka shpjeguar vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, fjalët e Papa Françeskut godasin një kategori që tashmë është thellësisht në krizë: atë të mjekëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor. Në veçanti ata që nuk kundërshtojnë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse zbatojnë një ligj që ekziston në Itali për më shumë se dyzet vjet.

“Punonjësit shëndetësorë janë tashmë të paktë, ata punojnë me staf të pamjaftueshëm, ata tashmë janë në shënjestër të popullatës së zemëruar, sepse shëndetësia është në një gjendje të braktisur, për shkak të politikës dhe njerëzit e shfryjnë zhgënjimin e tyre tek të vetmit që mund të gjejnë afër, pra tek punonjësit e shëndetësisë. Një gjuhë që nxit urrejtjen dhe gjykimin nuk krijon qetësi”, komenton Silvana Agatone, gjinekologe dhe presidente e Laiga, Shoqata e Lirë Italiane e Gjinekologëve për Zbatimin e Ligjit 194.

“Fjala ‘vrasës’ është në vetvete e dhunshme për mjekët dhe stafet mjekësore. Unë do të doja shumë që të shpëtoheshin jetë, për shembull duke mbyllur fabrikat e armëve ose duke hyrë në kontekstet e luftërave. Ne jemi mjekë që zbatojmë një ligj që qytetarët katolikë kanë kërkuar përmes referendumit. Çfarë lidhje ka gjykimi me fenë? Ne gjinekologët që nuk kundërshtojmë duke dëgjuar qytetarët jemi mësuar të mos gjykojmë”.