Lajme nga Bota

Mjeku italian për vatrat e reja të infeksionit: Nuk janë të sëmurë

Mjeku italian për vatrat e reja të infeksionit: Nuk janë të

Ka të infektuar, por jo të sëmurë! Në këtë konkluzion ka dalë mjeku-profesor italian i spitalit San Raffaele në Milano, Alberto Zangrillo, i cili sqaron se disa vatra të reja të vogla që janë shfaqur, nuk janë vatra sëmundje. Ai bën me dije se përqindja e vdekshmërisë është ulur nga 6.7% në 0.4%.

"4 muaj më parë, më 29 mars isha duke qarë pasi nuk dija se, ku t'i fusja të sëmurët që vinin në spital. Sot është 29 qershor dhe të gjithë treguesit janë absolutisht të favorshëm. Shpërthimet e reja në Itali nuk kanë asnjë kuptim për mua. Në Florida, në SHBA ka patur shumë raste shpërthimesh infeksioni, pra subjekte të infektuar, por jo të sëmurë. Tani vdekshmëria ka shkuar nga 6.7% në 0.4%, të paktën po flas për Italinë”, thotë Zangrillo.

Bazuar tek të dhënat, profesori italian thotë se virusi nuk ka ikur, por është zbutur.

“Virusi ekziston dhe nuk ka ndryshuar, por në bashkëveprimin e tij me mbartësin, ngarkesa e tij virale ka rënë. Nuk mund të them që nuk do të kthehet brenda disa muajve, por të gjithë treguesit janë pozitive. Gjithsesi tani duhet të tregohemi të kujdesshëm duke ndjekur rregullat, përndryshe do të vdesim ne dhe jo Covid. Ne duhet të pajisim veten me vetëdije. Ajo që ndodhi në fillim të epidemisë ishte disi e falshme sepse na kapi në befasi, por riprodhimi i së njëjtës situatë në muajt tetor-nëntor do të ishte e pafalshme", shprehet ai për median italiane.