Lajme nga Bota

Moderna bën kërkesë për miratim urgjent të vaksinës në SHBA dhe Evropë

Moderna bën kërkesë për miratim urgjent të

Kompania Moderna ka depozituar sot kërkesën që vaksina e koronavirusit të miratohet nga institucionet shëndetësore amerikane dhe europiane për përdorim emergjent dhe në shkallë të gjerë. Aktualisht provat e vaksinës së Moderina, njohur në gjuhën shkencore si vaksina mARN po analizohen dhe pritet të vendoset nëse është i sigurt dhe efektiv për të miratuar prodhimin në masë dhe shpërndarjen.

Deri më tani studimi ka treguar se vaksina është më shumë se 94% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja e Covid-19.

Ndërkaq, edhe Pfizer ka bërë pak më herët kërkesën që të merret aprovimi i përdorimit të vaksinës nga SHBA.

Kompania Moderna thotë se shpreson të marrë miratimin e shpejtë në Britani, pasi u siguruan rezultatet e testimit tek 30 mijë vullnetarë, përfshirë grupe me rrezik të lartë si të moshuarit. 15,000 prej tyre bënë vaksinën e vërtetë ndërsa pjesëmarrësit e tjerë morën injeksione me placebo. Fatmirësisht nuk u raportuan efekte anësore serioze.

Gjatë studimeve, 185 njerëz në grupin placebo u sëmurën nga Covid-19, dhe disa prej tyre u sëmurën rëndë.

Për krahasim pati 11 raste në grupin e atyre që bënë vasksinën dhe asnjë prej tyre nuk u sëmur rëndë. Të dhënat e plota të testimeve nuk janë publikuar, por ato pritet të botohen së shpejti.

Moderna bën kërkesë për miratim urgjent të

Sa janë çmimet e tre vaksinave?

AstraZeneca është më e lira - rreth 4 dollarë për një dozë, krahasuar me rreth 20 dollarë për vaksinën Pfizer dhe  33 dollarë për vaksinën Moderna. Vaksina AstraZeneca thuhet të jetë më e lehtë për tu shpërndarë sepse nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ulëta. Por efikasiteti i tij në prova- midis 62% dhe 90% është më i ulët se vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Britania e Madhe tashmë ka porositur doza të të tre vaksinave:

7 milionë doza Moderna

40 milionë nga ai Pfizer / BioNTech

100 milionë të vaksinës AstraZeneca Oxford

Doktor Alexander Edwards, profesor i asociuar në Universitetin e Reading, thotë për BBC: "Ky është me të vërtetë një lajm i shkëlqyer, sepse sa më shumë të dhëna të kemi, aq më shumë besim kemi se vaksinat mund të përdoren për të zbutur koston njerëzore ndaj Covid- 19".

*BBC, Tiranapost.al.