Lajme nga Bota

Një nga autorët e sulmit është 18 vjeç! Momenti kur u arrestua pasi plagosi me thikë dy gazetarë pranë ish-zyrave të Charlie Hebdo

Një nga autorët e sulmit është 18 vjeç! Momenti kur u

Pas ngjarjes së rëndë të mesditës së sotme pranë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, policia ka vënë në pranga dy autor të dyshuar.

Një nga autorët e sulmit është 18 vjeç! Momenti kur u

Për njërin prej të arrestuarve policia deklaron se është autor kryesor, ndërkohë tjetri është ende i dyshuar.

Një nga autorët e sulmit është 18 vjeç! Momenti kur u

Sipas “Daily Mail” i dyshuari kryesor thuhet të jetë një shtetas pakistanez 18-vjeçar i quajtur Ali H, i cili është i njohur për policinë, ndërsa i arrestuari i dytë është një algjerian 33-vjeçar.

18-vjeçari u pa me rrobat e gjakosura pranë Opera Bastille dhe tjetri u ndalua në një stacion metroje.

Policia e terrorit ka marrë përsipër çështjen dhe prokurorët francezë dyshojnë për një akt ekstremist që mund të ketë lidhje me masakrën e 2015-ës pranë ish-ambienteve të Charlie Hebdo.

Dy personat e plagosur punojnë për kompaninë e prodhimit 'Première Lignes' (është një agjenci shtypi dhe kompani prodhimi e krijuar në 2006, e specializuar në gazetarinë investigative).

Charlie Hebdo, e cila tani prodhon revistën e saj nga një vend të fshehtë, kohët e fundit ribotoi karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed, të cilat kanë provokuar zemërim tek myslimanët.