Lajme nga Bota

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për në Britani: Si do ruhet në temperaturën -70°C

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për

Pas lajmit historik se Britania ka legalizuar vaksinën Pfizer, publikohen fotot e para të kamionëve me dozat e para, të cilat janë nisur pas miratimit të vulosur nga rregullatori mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar, mes konfuzionit për atë që do të vaksinohet i pari.

Mijëra doza të vaksinës u dërguan nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes brenda disa orësh pasi iu dha drita jeshile nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), duke e bërë Britaninë vendin e parë në botë që ka një vaksinë anti-Covid të autorizuar klinikisht.

Zyrtarët sugjeruan sot që bluzat e bardha mund t’ua lënë radhën për t’u vaksinuar ata që jetojnë në shtëpitë e të kujdesit, për shkak të 'sfidave logjistike' në transportimin e dozave të cilat duhet të ruhen në temperaturë shumë të ulët.

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për

Në Britani u publikua lista e personave që kanë prioritet për të bërë të parët vaksinën, ku u sugjerua që ata që jetojnë në shtëpitë e kujdesit dhe personeli që i trajton ata, duhet të jenë grupet e para që do të vaksinohen.

Vaksina e Pfizer / BioNTech ka treguar se bllokon 95 përqind të infeksioneve Covid-19. Por transportimi dhe ruajtja e vaksinës në shtëpitë e kujdesit paraqet sfida logjistike sepse ajo duhet të ruhet dhe transportohen në temperaturën -70C.

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për

Për të mbajtur dozat në këtë temperaturë duhet të paketohen me akull dhe të vendosen në një kuti transporti të veçantë me madhësinë e një valixheje.

Këto kontejnerë mund ta mbajnë vaksinën për 10 ditë nëse ato nuk hapen. Sapo dozat të arrijnë në qendrat e vaksinimit, ato mund të ruhen në frigoriferëve standardë mjekësorë mes 2C dhe 8C për deri në pesë ditë, ose mund të mbahen në kutitë e tyre të transportit për deri në 30 ditë nëse kontejnerët mbushen me akull të paktën një herë në javë.

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për

50 spitale në Angli janë tashmë të pajisura me frigoriferë që mund të mbajnë vaksinën në -70C, që do të thotë se personeli i kujdesit shëndetësor mund të vaksinohet i pari. Sidoqoftë, prodhuesit e vaksinës kanë marrë parasysh pretendimet se doza është e vështirë për t'u transportuar, duke pretenduar se mund të mbahet mes 2C dhe 8C për gjashtë orë.

Momenti kur transportohen dozat e para të vaksinës Pfizer për

Për Shqipërinë vaksina nuk do të vijë këtë vit sipas ministres së Shëndetësisë, ndërkohë që nuk dihet masat që janë marrë për anën logjistike të ruajtjes së vaksinës që mund të marrim.