Lajme nga Bota

Mos e humbisni! Kometa e shndritshme Leonard do të jetë e dukshme në qiell këtë muaj përpara se të zhduket përgjithmonë

Mos e humbisni! Kometa e shndritshme Leonard do të jetë e dukshme

Një kometë do të jetë e dukshme në qiell dhe dhjetori është shansi juaj i vetëm për ta parë atë përpara se të zhduket përgjithmonë. Astronomët thonë se kometa Leonard është kometa më e ndritshme për të parë në vitin 2021.

Kometa u zbulua për herë të parë në janar nga astronomi Greg Leonard. Objekti qiellor ka të ngjarë të ketë kaluar 35,000 vitet e fundit duke udhëtuar drejt diellit, sipas Sky & Telescope, dhe sapo të bëjë një kalim afër yllit tonë më 3 janar, ne nuk do ta shohim më kurrë atë.

Mos e humbisni! Kometa e shndritshme Leonard do të jetë e dukshme

Ndërsa kometa i afrohet diellit, ajo do të shkëlqejë më shumë, prandaj ajo do të jetë më e lehtë për tu parë.

Kometa Leonard do të jetë në pikën më të afërt më 12 dhjetor, duke arritur në 21 milionë milje (34 milionë kilometra) nga planeti ynë. Më pas, ajo do të fshihet nga Venusi( Afërdita) më 18 dhjetor. Kometa do të jetë e dukshme në qiellin e hemisferave veriore dhe jugore.

Është e vështirë të parashikohet se sa mirë mund të jemi në gjendje të shohim këtë kometë, por ndoshta do t'ju duhen dylbi për ta parë më mirë, sipas NASA-s.

Mos e humbisni! Kometa e shndritshme Leonard do të jetë e dukshme

"Në dy javët e para të dhjetorit, kometa Leonard mund të gjendet në lindje para lindjes së diellit, duke kaluar midis Arcturus dhe Arushës së Madhe," tha NASA në një postim.

Është e mundur që kometa Leonard të jetë e dukshme për vëzhguesit e qiellit që shikojnë me sy të lirë, por nëse jeni të shqetësuar se mos e humbisni këtë përvojë shikimi një herë në jetë, Projekti i Teleskopit Virtual do të ndajë një transmetim të drejtpërdrejtë nga observatori i tij në Romë.

Tiranapost.al