Lajme nga Bota

Mos punësoni më njerëz bazuar vetëm tek diploma. Tre prioritetet që jep biznesmenia Ginni Rometty

Mos punësoni më njerëz bazuar vetëm tek diploma. Tre

Me ndikimin e pandemisë që po përshpejton trendin e tregut të punës të tillë si automatizimi dhe digjitalizimi, investimi i punëdhënësit tek fuqia punëtore është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Por nëse kryesorja për tu punësuar ka qenë diploma e shkollës sipas fushave specifike, për ish CEO-n e IBM-së kjo duhet të kalojë në plan të dytë.

Ginni Rometty, biznesmene e suksesshme amerikane 63 vjeçe, thotë se gjëja më e mirë që punëdhënësit mund të bëjnë për të përmirësuar biznesin e tyre, fuqinë e punës dhe gjithë komunitetin është të ndalojnë punësimin bazuar në diplomën 4 apo 3-vjeçare.

Ajo ndan tre pika kryesore të cilat punëdhënësit duhet ti japin më shumë përparësi në vend të diplomës.

Së pari: Vlerësoni prirjen e dikujt për të mësuar më shumë sesa ajo që ka mësuar apo lexuar deri më tani.

Së dyti: Ginni Rometty beson se kompanitë duhet t'u ofrojnë punonjësve të tyre një sistem mësimi të drejtuar nga AI. Ajo e krahason atë me një platformë të tipit "Netflix për të mësuar". ?

Së treti: Punëdhënësit duhet të jenë transparentë në lidhje me aftësitë që kërkojnë vërtetë nga punonjësit e tyre dhe t'i udhëzojnë ata; t'i mësojnë, t'i përsosin ose rrugën e tyre të karrierës ta çojnë në një drejtim të ri në varësi të qëllimeve të tyre brenda ndërmarrjes.

‘Njerëzit kanë aftësi. Ne mund t'u mësojmë atyre që punësojmë edhe gjërat më të vështira. Por do ishte mirë të fillonim nga më të lehtat, pasi që këtu nis dhe ndërtohet gjithçka’.