Motori i avionit në Aeroportin e Romës merr flakë pas ngritjes nga pista
E Hënë 11 Nëntor 2024, 12:26
TiranaPost
Momente frike në aeroportin Fiumicino të Romës pasi motori i një avioni ka marrë flakë menjëherë pas ngritjes nga pista.
Prishja e motorit dhe zjarri në avionin e linjës ajrore Hainan janë shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim, shkuajnë mediat.
Avioni u nis nga Roma për në Kinë rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës së 10 nëntorit.
Avioni bëri disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bënte një ulje emergjente në pistën që u rrethua nga zjarrfikësit.