Lajme nga Bota

Mund të dalësh nga shtëpia vetëm për pazar dhe për në punë! Qyteti i Spanjës i rikthehet karantinës

Mund të dalësh nga shtëpia vetëm për pazar dhe për

Masat e karantinës në qytetin spanjoll, që ndodhet 100 milje larg Barcelonës, u shtrënguan. Rregullat e reja hynë në fuqi nga sot dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime ose për të shkuar në punë, kur është esenciale.

Kjo është karantina e parë e këtyre përmasave që pasi Spanja i dha fund gjendjes së emergjencës. 140 mijë banorëve në Lleida, në Katalunjë, u është kërkuar që të mos dalin pa arsye.

Mund të dalësh nga shtëpia vetëm për pazar dhe për

Njerëzve në shtatë bashki të tjera pranë Lleida-s gjithashtu u është dhënë urdhri i ri i bllokimit, që mund të lëvizin vetëm nëse kanë për të bërë dicka esenciale, të cilën nuk mund ta bëjnë nga shtëpia.

Takime me më shumë se 10 persona dhe dasmat janë të ndaluara, ndërsa restoranteve u është kërkuar që të kryejnë vetëm shërbimin e dërgimit të ushqimit në shtëpi.

Vendimi u mor për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, ku në Katalunjë u regjistruan 816 raste të reja brenda 24 orëve.