Lajme nga Bota

Mund të na nevojitet një tjetër vaksinë pas një viti

Mund të na nevojitet një tjetër vaksinë pas një viti

Një vaksinë përforcuese mund të nevojitet 9-12 muaj pasi njerëzit të jenë vaksinuar njëherë kundër Covid-19 dhe SHBA po përgatitet për këtë.

Eksperti David Kessler, zyrtari kryesor shkencor në grupin e punës për reagimin ndaj Covid-19, tha se vaksinat përforcuese mund të jenë të nevojshme, ndërkohë që po studiohet kohëzgjatja e imunitetit pas vaksinimit.

"Mendimi i tanishëm është se ata që janë më të prekshëm do të duhet të vaksinohen të parët", tha ai.

Të dhënat e deritanishme kanë treguar se vaksinat e kompanive Moderna, Pfizer dhe BioNTech ruajnë pjesën më të madhe të efektivitetit të tyre për të paktën gjashtë muaj.

Edhe nëse mbrojtja zgjat shumë më tepër, ekspertët kanë thënë se përhapja e shpejtë e varianteve të koronavirusit dhe viruseve të tjera që mund të shfaqen mund të çojë në nevojën për vaksinime të rregullta përforcuese - ashtu siç veprohet me vaksinat vjetore për gripin.

Nga 77 milionë njerëz të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, ka patur 5800 infektime, përfshirë 396 njerëz që u shtruan në spital dhe 74 të cilët nxërruan jetë.

Sipas ekspertëve, disa nga këto infeksione kanë ndodhur sepse personi i vaksinuar nuk ka dhënë një përgjigje të fortë imunitare. Por shqetësimi është se në disa raste, ato po ndodhin tek njerëzit e infektuar nga variantet më ngjitëse të virusit.

*Tiranapost.al.