Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarë të AI të njoftuar nga Trump

Elon Musk ka kundërshtuar projektin 500 miliardë dollarë për AI të njoftuar nga Presidenti Donald Trump, të quajtur Stargate.
Musk, duke i referuar një burimi të tij të besuar, tha se “SoftBank” kishte siguruar më pak se 10 miliardë dollarë për projektin dhe akuzoi se mbështetësit e Trump nuk kishin para të mjaftueshme.
Kujtojmë se Musk ka një proces gjyqësor në vazhdim me OpenAI dhe CEO-në e saj Sam Altman, të cilin e akuzon se ka devijuar nga misioni origjinal i OpenAI, duke komercializuar teknologjitë më të avancuara të inteligjencës artificiale.
Në anën tjetër, burimet e përfshira në projektin “Stargate” kanë mohuar pretendimet e Musk, duke theksuar se kompanitë si “SoftBank”, “Oracle” dhe “OpenAI” kanë mundësi të rrisin kapitalin përmes borxhit dhe investitorëve të tjerë, dhe se ato kanë mjaftueshëm fonde për të mbështetur një projekt të tillë.