Musk mendon se nëse Trump arrestohet, atëherë do të rizgjidhet bindshëm si president

E Shtunë 18 Mars 2023, 19:21
TiranaPost
Trump ka bërë sot një paralajmërim serioz. “Të martën arrestohem” ka deklaruar ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa dhënë arsyen.
Lajmi ka qenë kryetemë e mediave botërore. Një reagim e ka bërë edhe shefi i Twitter, Elon Musk.
Sipas tij, nëse ndodh që Trump të arrestohet, atëherë kjo do të nxiste rizgjidhjen e tij president në zgjedhjet e ardhshme dhe madje me një fitore bindëse.
Nuk dihet nëse arrestimi i mundshëm lidhet me nxitjen e protestës së 6 janarit në Kapitol, apo me dokumentet e klasifikuara që janë gjetur në një nga rezidencat e tij.