Lajme nga Bota

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!

Një aleat i Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania tashmë po përjeton një valë të dytë të koronavirusit, pasi grupe të reja infeksionesh po zbulohen në rritje dita ditës. Politikani Michalke Kretschmer dha paralajmërimin e tij pasi infeksionet ditore u rritën në 800 të premten dhe të shtunën. Po ashtu shkall R e transmetimit të virusit u rrit mbi 1, të shtunën regjistroi 1.08 ndërsa të enjtën ishte 0.93.

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!

 ‘Vala e dytë e koronavirusit tashmë është këtu’, tha ai për një gazetë gjermane duke shtuar: ‘Po e shohim çdo ditë, kemi grupe të reja infeksionesh dhe gjasat janë që numri i të infektuarve të jetë shumë më i lartë’.

Autoritetet shëndetësore gjermane thonë se rastet janë shtuar për shkak të festave dhe grumbullimeve me njerëz, po ashtu gjermanë që kthehen në vendin e tyre nga jashtë. Javën e kaluar u vendosën stacione testimi në aeroporte për të testuar njerëzit që vijnë nga një listë vendesh me risk të lartë nga koronavirusi.

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!

Gjithashtu ata që mbërrijnë në Gjermani mund të testohen falas brenda tre ditësh në një institucion tjetër shendëtësor.

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!

Në Gjermaninë Jugore, autoritetet kanë futur gati 500 njerëz në karantinë pasi dhjetëra punëtorë u infektuan. Stafi i sigurisë është vendosur pranë fermës për t'u siguruar që askush të mos thyejë karantinën dhe nuk lejohen të largohen që aty.

Na erdhi vala e dytë e koronavirusit ne në Gjermani!