Lajme nga Bota

Na njoftoni nëse komshiu thyen masat anti-Covid. Do vepronit dhe ju si në Angli?

Na njoftoni nëse komshiu thyen masat anti-Covid. Do vepronit dhe ju si

Qytetarët kanë një detyrë kryesore: Të raportojnë nëse komshinjtë e tyre po thyen rregullat e kufizimeve kundër koronavirusit. Kjo është deklarata që ka bërë sot shefi i policisë ne Merseyside të Britanisë i cili dënoi ashpër kulturën e talljes me masat duke rrezikuar dhe shëndetin e vetes dhe njerëzve përqark.

Në një konferencë për shtyp ai tha: Njerëzit duhet të bëjnë një detyrë qytetarë që të na kontaktojnë për arsyet e duhura. Shumica e njerëzve në gjithë vendin janë vërtetë të shqetësuar. Çdo informacion që mund të na jepni në lidhje me shkeljet do të shpëtojë jetë, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit po dhe duhet ta bëjnë atë.

Aktualisht, e gjithë Anglia duhet të ndjekë rregullat e nivelit tre, të cilat përfishijnë: Jo grumbullime dhe festa në shtëpi në orën 22:00 ose dalje me maskë të detyrueshme në fytyrë, për të shkuar në dyqan ose lëvizje në transportin publik.

Për zonat aktualisht në nivelin e dytë, banorët nuk lejohen të takohen me askënd jashtë shtëpisë së tyre, ndërsa niveli i tretë ndalon llojet e njëjta të mbledhjeve në të gjitha mjediset.

Britania ka 965 mijë raste, dhe 45,955 viktima. 

Në 24 orët e fundit u konfirmuan: 24,700 të infektuar dhe 310 viktima.