Lajme nga Bota

Na presin javë shumë të vështira!

Na presin javë shumë të vështira!

Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëron qytetarët se javët e ardhshme do të vazhdojnë të jenë të vështira, ndërsa u shpreh i vetëdijshëm se fuqia sociale dhe ekonomike e vendit është gjithashtu në diskutim.

 “Kjo është arsyeja pse zgjedhjet tona janë gjithmonë shumë të menduara. Janë javë shumë të vështira na presin sepse ne po përballemi me krizën më të vështirë që nga periudha e pasluftës. Edhe italianët janë të vetëdijshëm për këtë. Ky është momenti i zgjedhjes”, tha Conte.

Italia është më e prekura në Europë nga kriza e koronavirusit, pasi 5476 kanë humbur jetën ndërsa janë regjistruar 46.638 të infektuar.