Lajme nga Bota

Nancy Pelosi pas vizitës në Tajvan: Kina s`na bën dot axhendën

Nancy Pelosi pas vizitës në Tajvan: Kina s`na bën dot

Pelosi është e para zyrtare e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vitet e fundit. Kina që ka pretendime mbi Tajvanin, e konsideroi të gabuar vizitën e Pelosit. Nga Kina zyrtare dolën paralajmërime se nuk do të qëndronin duarkryq.

Kurse Pelosi, në një deklaratë për mediat thotë se e vetmja gjë që dëshiron është paqja dhe ruajtja e status quo-së.

“Kina nuk mund të na pengojë në udhëtimet tona e as të rregullojë axhendën tonë”, tha Pelosi.