Lajme nga Bota

NASA: Me rritjen e nivelit të deteve as cikli i hënës nuk do të na shpëtojë nga përmbytjet masive në mes të viteve 2030

NASA: Me rritjen e nivelit të deteve as cikli i hënës nuk do

Deri në mes të viteve 2030, niveli i deteve do të jetë rritur aq shumë sa dhe ciklet e rregullta të hënës që janë katalizatorët e lëvizjes së baticë-zbaticave nuk do të mund të shmangin përmbytje masive. Ky është konkluzioni shqetësues i arritur nga një studim i NASA-s i publikuar në “Nature Climate Change”, i kryer nga kërkues në Universitetin e Hawai-t.

Shtetet amerikane që do të prekeshin më tepër sipas studimit do të ishin ato që lagen nga oqeani Paqësor dhe çështja e përmbytjeve gradualisht do të kalojë nga një çështje lokale dhe rajonale në një sfidë ndërkombëtare.

Si influencon lëvizja e hënës përmbytjet?

Tërheqja gravitacionale e hënës shkakton baticën dhe zbaticën çd ditë. Hëna ka një cikël prej 18.6 vitesh gjatë së cilave me lëvizjen e saj parandalon baticat e larta për gjysmën e oqeaneve dhe e nxit për gjysëm tjetër. Aktualisht po krijon nxitje në pjesën veriore të botës, por ndryshimet klimatike bëjnë që me rritjen e nivelit të ujit as aktiviteti parandalues i hënës të mos ndihmojë së tepërmi.

NASA: Me rritjen e nivelit të deteve as cikli i hënës nuk do

Përse do të shtohen përmbytjet e mëdha përgjatë viteve 2030?

Kur të arrijmë në një pikë të ngjashme të ciklit të hënës me ciklin ku ndodhet aktualisht, niveli i deteve do të jetë shtuar. Kur kjo rritje të bashkohet me ciklin hënor që nxit shtimin e aktivitetit ujor kjo do të krijojë një numër të madh përmbytjesh që mund të sjellin heqjen nga harta të dhjetëra qyteteve që jetojnë në komunitetet në prag të detit.

Frekuenca e përmbytjeve mund të jetë e frikshme deri në 10 apo 15 herë në muaj, çka do e bëjë jetesën në shumë qendra urbane të pamundur.

Sipas studimeve aktuale me shkrirjen e akullnajave që vjen si pasojë e ngrohjes globale bën që aktualisht detet të jenë 21-24 cm më të shtrië se në vitin 1880 dhe pritet që në 25 vitet e ardhshme, rritja të jetë edhe më e madhe.

Përshtatur nga "The Forbes"/ Tiranapost.al