Lajme nga Bota

NATO e shpall Rusinë shtet terrorist

NATO e shpall Rusinë shtet terrorist

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar në Spanjë rezolutën e paraqitur nga komisioni politik në të cilin Rusia shpallet shtet terrorist nën regjimin aktual dhe bën thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht e agresionit të kryer nga Rusia në luftën nër Ukrainë.

Rezoluta thekson gjithashtu se vendet aleate duhet"të rrisin mbështetjen ushtarake, inteligjente, financiare, arsimore dhe humanitare për Ukrainën, duke përfshirë përshpejtimin e dërgesave të armëve që i duhen Kievit për të mbrojtur veten dhe për të rivendosur integritetin e tij territorial.

Rezoluta, e hartuar nga komisioni politik, u prezantua nga deputeti polak Tomáš Valášek, raportojnë mediat e huaja.