Ndahet nga jeta Larry King, njeriu që vuri para pozitave burra shteti

Drejtuesi dhe moderatori i hershëm i CNN, Larry King është ndarë nga jeta orët e fundit.
King ishte 87 vjeç dhe për 60 vite ka ulur përballë vetes e ka vënë para pozitës përmes pyetjeve kandidatë për presidentë, të famshëm, yje të kinematografisë, atletë dhe njerëz të zakonshëm.
Vdekjen e King e konfirmoi djali i tij, Shansi.
Larry doli në pension në 2010-ën, pasi regjistroi më shumë se 6,000 episode të programit të tij.
"Me një trishtim të thellë, Ora Media njofton vdekjen e bashkëthemeluesit, mikpritësit dhe mikut tonë Larry King, i cili vdiq këtë mëngjes në moshën 87 vjeç në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos," thuhet në deklaratën e konfirmuar nga familja.
Nuk jepet një shkak i vdekjes së tij, ama para disa kohësh ishte i shtruar në një spital Covid-i.