Lajme nga Bota

Meat Loaf, rokeri i njohur për hitin “Bat Out Of Hell” ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare

Meat Loaf, rokeri i njohur për hitin “Bat Out Of Hell” ndahet

Këngëtari dhe aktori amerikan Meat Loaf ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.

Vdekja e tij u njoftua me anë të një deklarate të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook në orë të vona të mbrëmjes së të enjtes.

“Me zemër të thyer njoftojmë se i pakrahasueshm Meat Loaf ndërroi jetë sonte i rrethuar nga gruaja e tij Deborah, vajzat Pearl dhe Amanda dhe miqtë e ngushtë”.
Marvin Lee Aday (emri i vërtetë) lindi në Dallas në vitin 1947, dhe i njohur me emrin skenik Meat Loaf u bë një zë legjendar i muzikës rock për gjashtë dekada. Ai shiti më shumë se 100 milionë albume në mbarë botën dhe u shfaq në mbi 65 filma, duke përfshirë rolet ikonë në "The Rocky Horror Picture Shoë" dhe "Fight Club".

Albumi debutues i Meat Loaf i vitit 1977 "Bat Out of Hell" mbetet një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu fitoi një çmim Grammy në vitin 1994 për këngën "I'd Do Anything For Love".

“Ne e dimë se sa vlerë kishte ai për shumë prej jush dhe e vlerësojmë vërtetë gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj ndërkohë që jemi të pikëlluar për humbjen e një artisti kaq frymëzues dhe njeriu të bukur.” thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të Meat Loaf në Facebook.

Meat Loaf, rokeri i njohur për hitin “Bat Out Of Hell” ndahet