Ndahet nga jeta shkencëtari që klonoi delen Dolly

Krijimi i deles Dolly në 1996 ishte padyshim një nga arritjet më të mëdha shkencore të Shekullit 20.
Krijuesi i saj, profesor Ian Wilmut është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare.
Klonimi nuk ishte e vetmja arritje e madhe e tij. Wilmut hodhi themelet për kërkimin e qelizave staminale - të cilat shkencëtarët tani i përdorin për të trajtuar shumë sëmundje.
Klonimi i deles nxiti shumë diskutime në atë kohë bashkë me frikën e klonimit të njeriut.
Presidenti amerikan Bill Clinton madje njoftoi se po ndalonte këto kërkime për shkak se mund të vijonin më tej deri në klonimin njerëzor.
Trashëgimia e profesor Sir lan Wilmut është krijimi i një fushe të njohur si Mjekësia Rigjeneruese, e cila ka një potencial të madh për të mundësuar më shumë njerëz të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.