Lajme nga Bota

Ndalohen udhëtimet brenda rajoneve italiane për një muaj: Çfarë ndodh me zonat e kuqe

Ndalohen udhëtimet brenda rajoneve italiane për një muaj:

Në Itali është ndaluar sërish me një muaj udhëtimi mes rajoneve. Dekreti i qeverisë që shfuqizohej me datë 25 shkurt është shtyrë deri në datë 27 mars. Kjo për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus dhe përhapjes së mutacionit britanik të virusit.

Me dekretin e ri: Lëvizja nga njëri rajon në tjetrin lejohet vetëm një herë në ditë, me dy persona nga familja.

Vendimi vlen për zonat e caktuara të verdha dhe portokalli, ndërsa zonat e kuqe mbeten të izoluara dhe lëvizja mund të lejohet vetëm përmes një autorizimi.

Zonat e kuqe në Itali janë: Peruggia, Abruzzo, provincat e Bolzanos dhe Umbrias.

Kryeministri në detyrë, Mario Draghi ka thënë se fushata e vaksinimit do të përshpejtohet. Ai ka thënë gjithashtu se do të rishikohen masat dhe do të ndihmohen bizneset në mbyllje totale.

Emilia Romagna dhe Campania tanimë janë vendosur në rajonetportokalli  për shkak të rritjes së të infektuarve. Toskana, Liguria dhe provinca e Trentos janë vendosur më herët në zonat portokalli.

*Tiranapost.al.