Ndërprerja më e gjatë ajrore që nga 11 shtatori i vitit 2001. Sulmi i Iranit ndaj Izraelit shkakton kaos me fluturimet
Linjat ajrore globale u përballën me ndërprerje të fluturimeve sot pasi sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj Izraelit penguan opsionet për avionët që fluturonin midis Evropës dhe Azisë.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me më shumë se 300 raketa dhe dronë, të cilët u rrëzuan kryesisht nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit shkaktoi kaos në aviacion.
Shumë fluturime janë anuluar gjatë dy ditëve të fundit.
Ato përfshijnë: Qantas (QAN.AX)
Lufthansa e Gjermanisë (LHAG.DE)
United Airlines (UAL.O)
Air India
Kjo është ndërprerja më e madhe e fluturimeve që nga sulmi i 11 shtatorit të 2001-shit në Amerikë.
"Jo që atëherë nuk kemi pasur një situatë me kaq shumë hapësira të ndryshme ajrore të mbyllura dhe kjo krijon kaos", tha për Reuters Mark Zee, themelues i OPSGROUP, i cili monitoron hapësirën ajrore dhe aeroportet.
Sipas tij anulimet do të vijojnë për disa ditë.