Lajme nga Bota

Ndërron jetë i riu në Brazil, pasi bëri vaksinën kundër Covid të Oksfordit

Ndërron jetë i riu në Brazil, pasi bëri vaksinën

Një vullnetar i vaksinës kundër koronavirusit, të krijuar nga Universiteti i Oksfordit ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në Brazil me një 28 vjeçar i cili kishte pranuar që të bëhet pjesë e testimit të vaksinës. Sipas mediave braziliane, ai pati komplikacione për shkak të Covid-19.

Megjithatë, autoriteti shëndetësor në Brazil tha se provat klinike të vaksinës do të vazhdojnë dhe rasti i 28 vjeçarit do të ekzaminohet.

Ende nuk është konfirmuar nga autoriteti shëndetësor Anvisa dhe nga ekspertët e laboratorit nëse 28 vjeçari ka marrë dozë placebo apo vaksinën reale.