Lajme nga Bota

Ndërron jetë “Lola”, personi më i vjetër në botë

Ndërron jetë “Lola”, personi më i vjetër në

Franciska Susano,e njohur gjithashtu si Lola e cila mendohet të jetë personi më i vjetër në botë dhe gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800, ka vdekur ditën e hënë në moshën 124-vjeçare.

Vdekja e Lolës u konfirmua nga zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental.

“Është me trishtim në zemër kur morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë herët në mbrëmjen e kësaj të hëne”, postoi qeveria e shtetit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Ekspertët mjekësorë ende nuk kanë përcaktuar ende shkakun e vdekjes së Susanos, por dyshohet se është për shkak të Covidit.

E lindur në shtator 1897 - një vit përpara se Spanja t'i jepte kontrollin e Filipineve SHBA-së - Susano thuhet se ishte personi i fundit i mbijetuar në botë që lindi në shekullin e 19-të.

Tiranapost.al