Ndërron jetë Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa

E Premte 13 Maj 2022, 18:59
TiranaPost
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Sheikh Khalifa ishte president që prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, pas një goditje në tru që pësoi në 2014.
Vëllai i tij, Mohamed bin Zayed, u emërua President pas vdekjes së tij.
Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë Emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.