Ndodhesh në Turqi dhe s`po të punon Instagrami? Turqia e ka bllokuar dhe sqaron vendimin
Nëse ndodhesh në Turqi për pushime dhe s`po të punon Instagrami, askujt në atë shtet nuk ka më akses.
Platforma e njohur e mediave sociale Instagram është bllokuar në Turqi, tha të premten Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të vendit (BTK), pa dhënë një afat kohor se për sa kohë do të jetë në fuqi ndalimi.
Aksesi në aplikacionin e Instagramit në celular është bllokuar gjithashtu.
Ndalimi vjen pasi një zyrtar turk kritikoi platformën për bllokimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh, në fillim të javës.
Në faqen e BTK-së thuhet: 'Instagram.com është bllokuar me vendim të Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të datës 02/08/2024 dhe me numër 490.05.01.2024.-608983.
Lëvizja vjen pasi Shefi i Komunikimit i Turqisë Fahrettin Altun kritikoi Instagramin për bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e Ismail Haniyeh – shefit të byrosë politike të Hamasit i cili u vra në një sulm ajror në Teheran, të mërkurën.
Hamasi fajësoi menjëherë Izraelin për sulmin dhe e shpalli Haniyeh një dëshmor.
'Pavarësisht se sa palestinezë vret Izraeli, kauza e drejtë e Palestinës nuk do të fshihet nga historia,' tha Altun të mërkurën, pas lajmit për vdekjen e Haniyeh.
“Unë dënoj fuqishëm edhe platformën e mediave sociale Instagram, e cila i pengoi njerëzit të publikonin mesazhe ngushëllimi për martirizimin e Heniyeh pa asnjë arsyetim”, vazhdoi ai. 'Kjo është një përpjekje shumë e qartë për censurë.'