Lajme nga Bota

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë mbi 200 sëmundje, zbulon studimi

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë mbi 200 sëmundje,

Më shumë se 58 për qind e sëmundjeve njerëzore janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri.

Hulumtimi novator, i botuar në Nature Climate Change të hënën, u krye nga studiues në Universitetin Mamoa të Hawaii.

Studiuesit kryen një kërkim sistematik rreth ndikimit të dhjetë rreziqeve klimatike të përkeqësuara nga emetimet e gazeve serrë.

Këto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, zjarret, reshjet ekstreme, përmbytjet, stuhitë, ngritjen e nivelit të detit, ndryshimin biogjeokimik dhe ndryshimin e mbulesës së tokës.

Duke analizuar mbi 70,000 punime shkencore për shembuj të drejtpërdrejtë midis sëmundjeve të njohura dhe ndryshimeve klimatike, shkencëtarët zbuluan se të gjitha ngjarjet ekstreme klimatike kishin një ndikim në sëmundjet e shkaktuara nga viruset, bakteret, kafshët, kërpudhat dhe bimët.

Nga 375 sëmundje të analizuara, 218 rezultuan të jenë të prekura nga ndryshimet klimatike.

Sistemi ynë imunitar më i dobët

Vetë patogjenët po bëhen më të fortë në mënyrë që të përshtaten me ndryshimin e klimës, ndërsa reagimi imunitar i trupit tonë është dobësuar për shkak të stresit të shtuar, situatave të pasigurta të jetesës dhe aksesit të pasigurt në kujdesin shëndetësor që përjetojnë njerëzit pas një ngjarjeje ekstreme të motit.