Lajme nga Bota

Ndryshojnë rregullat në Britani për udhëtarët nga SHBA dhe BE

Ndryshojnë rregullat në Britani për udhëtarët nga SHBA

Personat e vaksinuar me dy dozat nga SHBA ose BE nuk do të duhet të izolohen kur të mbërrijnë në Britani. Ndryshimi i rregullave hyn në fuqi nga mëngjesi i sotëm. Qeveria britanike ka njoftuar se ndryshimi do të ndihmojë në ribashkimin e familjeve dhe miqve, që jetojnë jashtë vendit të cilët nuk do të duhet të karantinohen.

Zyrtarët e kompanive ajrore e kanë mirëpritur këtë vendim dhe po bëjnë thirrje që më shumë vende të shtohen në listën e gjelbër të udhëtimeve në Britani. Megjithatë pasagjerët do duhet akoma që të bëjnë një test PCR para nisjes dhe një test tjetër pas mbërritjes.

Personat nën 18 vjeç do të përjashtohen nga karantinimi dhe izolimi, ndërsa në varësi të moshës do të bëjnë testin e shpejtë.

Që nga 19 korriku personat e vaksinuar me dy doza nuk është dashur që të karantinoren në Britani në rastet kur kanë udhëtuar nga vende në listën e gjebër, ndërsa nga vende të tjera është kërkuar që të izolohen për 10 ditë.

Ndryshojnë rregullat në Britani për udhëtarët nga SHBA

Rregulla më të ashpra mbeten në fuqi edhe për Francën, me udhëtarët që ende duhet të karantinohen edhe nëse janë vaksinuar me dy dozat.

Ministri i Transportit Grant Shapps ka deklaruar se kjo masë do të rishikohet në fund të javës.

Si pjesë e ndryshimeve, anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të nisen nga Anglia nga e hëna - pas një pauze 16 -mujore.

*Artikulli i BBC përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.