Lajme nga Bota

Në aeroportin e Milanos tani mund të fluturosh pa dokumente, mjafton të tregosh fytyrën

Në aeroportin e Milanos tani mund të fluturosh pa dokumente, mjafton

Ndërkohë që gjyshi yt ende shkon në aeroport me biletën në letër dhe ti ndihesh më i zgjuar me biletën në smartfon, bota po ecën përpara. Ekziston në fakt një mënyrë e re për të treguar biletën e udhëtimit, dhe kjo është me anë të fytyrës. Pas muajsh eksperimentimi, "FaceBoarding" është aktiv në aeroportin e Linate dhe do të lejojë udhëtarët që dëshirojnë të hyjnë në zonën e kontrollit dhe të portës thjesht duke i treguar fytyrën sistemit biometrik të njohjes së fytyrës.

"Kjo teknologji përdor biometrinë për të zëvendësuar biletën tradicionale të imbarkimit dhe kartën e identitetit gjatë kalimit nëpër kontrollet e sigurisë dhe hyrjes në portë. Qëllimi kryesor është dyfish: të përmirësojë sigurinë e përgjithshme të procesit dhe të ofrojë një përvojë më të qetë dhe më të rehatshme për pasagjerët," ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Aeroportit, Armando Brunini.

Kjo teknologji ishte tashmë aktive në disa aeroporte në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kong, por Linate është aeroporti i parë në Evropë që përdor "Faceboarding."