Lajme nga Bota

Në baret dhe restorantet spanjolle njerëzit do të paguajnë më shumë nëse zgjedhin tavolina në hije

Në baret dhe restorantet spanjolle njerëzit do të paguajnë

Spanja ka vendosur një ligj të ri sipas të cilit, baret dhe restorantet do të mund të vendosin një tarifë shtesë për tavolinat e vendosura në hije.

Prandaj, këtë verë, ata që do të vizitojnë Andalucian në Spanjë, do duhet të bëjnë kudjes se ku ulen nëpër bare dhe restorante. Nëse të bezdis dielli, atëherë do të paguash më shumë për hijen.

Në atë zonë të Spanjës, në fakt, hija është një gjë vërtet e çmuar, duke pasur parasysh se temperaturat shumë të larta arrijnë deri në 47.6°C.

Por si do të funksionojë pagesa ekstra për hijen?

Ruben Sanchez, zëdhënës i shoqatës së konsumatorëve Facua, shpjegoi për shtypin se baret, kafenetë dhe restorantet do të mund të kërkojnë pagesë shtesë për një vend në hije, vetëm nëse raportohet qartë dhe me shkrim. Me pak fjalë, klientët duhet të informohen për tarifën shtesë përpara se të porosisin. Megjithatë, “suplementi për hijen” do të ketë kufij. Nuk do të kërkohet kurrë më shumë se 10 euro për një tavolinë nën hije.

Nëse një restorant thyen këto rregulla, mund të pësojë ndëshkime.

Spanja gjithashtu detyron çdo bar dhe restorant që të kenë menu fizike veç kodit QR. Kjo sepse jo të gjithë njerëzit disponojnë smart phone.

Poll