Lajme nga Bota

Në Brazil po ndërtohet një tjetër statujë e Krishtit që do të jetë më e madhe se ajo e Rios

Në Brazil po ndërtohet një tjetër statujë e Krishtit

Një statujë e re e Krishtit është duke u ndërtuar në Brazil dhe pritet se konstruksioni i ri do të jetë më i lartë se statuja emblemë e Rio de Janeiro.

“Krishti Protektor” që po ndërtohet në qytetin jugor të Encantado-s do të jetë 43 metra i gjatë së bashku me piedestalin e vet duke e shndërruar kështu në statujën e tretë më të madhe të Krishtit në botë.

Ndërtimi ka filluar në vitin 2019, teksa përgjatë javës së kaluar i janë shtuar krahët e hapura si në statujën e Rios dhe koka.

Ideatori i projektit ka qenë politikani i zonës Adroaldo Conzatti i cili ndërroi jetë në mars të këtij viti për shkak të pandemisë COVID-19.

Projekti pritet të kushtojë 350.000 dollarë dhe pritet që të ketë përfunduar krejtësisht në fund të këtij viti.

Në Brazil po ndërtohet një tjetër statujë e Krishtit

Vetëm statuja e Jezu Krishtit në Sulawesi të Indonezisë (52.55 metra e lartë) dhe ajo e “Krishtit Mbret” në Swiebodzin të Polonisë (52.5 metra e lartë) do të jenë më të larta se statuja e Krishtit që po ndërtohet tani.

Në Brazil po ndërtohet një tjetër statujë e Krishtit

Përshtatur në shqip nga tiranapost.al