Lajme nga Bota

Në Britani nuk po rrinë larg, plazhisti: S'njoh asnjë me koronavirus…

Në Britani nuk po rrinë larg, plazhisti: S'njoh asnjë me

Dita e enjtë shënoi një incident të madh në plazhet birtanike. Si dita më e nxehtë e vitit deri më tani, ata shkuan në plazhe duke u grumbulluar me mijëra. Shumë pak me maska, dhe aspak distancim social. Fotot bënë xhiron në rrjet, ndërsa një plazhit thotë se për të situata me virusin nuk ka fare rëndësi, pasi nuk njeh asnjë të afërm apo nga shoqëria që të jetë infektuar.

500 mijë njerëz u mblodhn në brigjet e Dorset, siç e shihni edhe në foto.  Policia ka marrë edhe një rekord me gjoba, 558 vetëm në një ditë pranë plazhit.

Në Britani nuk po rrinë larg, plazhisti: S'njoh asnjë me

‘Me miqtë morëm ca pije, shijuam diellin. Jemi shmë të gëzuar pas izolimit që patëm. Kemi anuluar dy udhëtime. Në sytë e mi situata e virusit nuk ka rëndësi. Deri tani nuk njoh asnjë që është infektuar. Ndoshta ka rrezik, ndoshta shkaktohet një valë e dytë, nga pamja këtu diket sikur do ndodhë. Por njerëzit thjesht po bëjnë atë që duan. E vështirë të ruash distancim këtu, apo jo'?