Lajme nga Bota

Në Britani të rinjtë nën moshën 30 vjeç nuk do e bëjnë vaksinën e AstraZeneca

Në Britani të rinjtë nën moshën 30 vjeç nuk do e

Personave nën 30 vjeç në Britani do t'u ofrohet vaksina Pfizer ose Moderna dhe jo vaksina e Oxford/ AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve për raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në Britani deklaroi se ka ende përfitime të mëdha të vaksinës në parandalimin e Covid-19 dhe se nuk ka arritur në përfundimin se vaksina shkakton mpiksje të rralla, megjithatë shton se ka disa prova që ngrenë shqetësime.

June Raine, shefja ekzekutive e MHRA tha sot në konferencë se rastet e mpiksjes së gjakut janë në fakt shumë të rralla, ndërsa përfitimet e vaksinës dihen.

"Provat janë duke u forcuar dhe rishikimi ynë ka arritur në përfundimin se ndërsa është një mundësi e fortë, më shumë punë duhet për të vërtetuar përtej çdo dyshimi se vaksina ka shkaktuar këto efekte anësore".

Një ditë më parë Agjencia Europiane e Barnave tregoi se në fakt ka një lidhje të mpiksjes së gjakut me AstraZeneca, por që këto efekte ndodhnin shumë rrallë dhe në mënyrë të pazakontë, pasi nuk dihet se çfarë e shkakton konkretisht.

*Tiranapost.al