Në fjalimin e fundit, Putin kërcënon vendet skandinave

E Premte 10 Qershor 2022, 10:51
TiranaPost
Në 350 vjetorin e lindjes së Car Pjetrit, Putin ka mbajtur një fjalim përpara të pranishmëve, që është konsideruar si kërcënim.
Teksa fliste për ish-sunduesin rus, Putin tha: “Pjetri po luftonte me Suedinë dhe po pushtonte territore. Në fakt ai nuk po pushtonte asgjë. Thjesht po merrte mbrapsht tokën e vet. Pse shkoi atje? Shkoi atje për ta rimarrë dhe për t`u forcuar. Na ka rënë ne për pjesë që të marrim atë çfarë na takon dhe të bëhemi më të fortë. Nëse i konsiderojmë si thelbësore për ekzistencën tonë, do të mbizotërojmë me çdo gjë që do përballemi”.
Këto fjalë janë konsideruar si kërcënim për Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë.